Kopjet e “Mein Kampf” të Hitlerit, 65 mijë dollarë

01/03/2014 00:00

Një set me dy vëllime i traktatit të nazistëve, të nënshkruar nga Adolf Hitler, “Mein Kampf” (Beteja ime), është shitur në një ankand në Los Angeles për 64,850 dollarë.

Librat, që datonin në vitet 1925 dhe 1926, u blenë nga një blerës amerikan i paidentifikuar, bëri të ditur organizatori i ankandit, Nate Sanders.

Hitleri i shkroi këto vëllime në dy pëlhura lecke, nga një për secilin vëllim, për Josef Bauer, një anëtar i hershëm i partisë naziste dhe oficer i “Schutzstaffel”, ose shkurt SS, një skuadër mbrojtëse.

Lideri nazist, me këtë xhest, i bëri atij urimet për festën e Krishtlindjes.

Ofertat online nisën nga çmimi dysheme prej 20 mijë dollarësh dhe përfundoi gjatë natës së të enjtes. Për këto libra u bënë 11 oferta.

Të shkruara nga Hitleri, në kohën që ishte i burgosur për rolin e tij në përpjekjet për grusht-shteti në 1923, në “Mein Kampf” flitet kundër judaizmit dhe komunizmit.

Dy vëllimet u publikuan në 1925 dhe 1926, përpara se Hitleri të bëhej Kancelar i Gjermanisë.

“E di që është shumë i urryer”, tha Sander, i cili e identifikoi veten si një hebre, për një televizion lokal. “Por, u bë pjesë e këtij ankandi, sepse është një kujtim, relike, një pjesë e historisë”.

Top Channel