Serbia duhet të respektojë të drejtat e pakicave dhe të shqiptarëve. Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke përmbyllur procesin e mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve, ka thënë se me qeverinë e re do të tentohet një qasje më e mirë ndaj shqiptarëve.

“Me këtë përkrahje jam i bindur se do të jemi të suksesshëm më 16 mars, që me votat e tyre të sigurohet të paktën një përfaqësues nga Lugina e Preshevës”, ka deklaruar Halimi.

Partitë e pakicave për të marrë pjesë në zgjedhje duhet të sigurojnë numrin e nënshkrimeve të barabartë me partitë e mëdha dhe ato duhet të jenë të konfirmuara nga gjykata. Shqiptarët nuk arritën një kompromis për pjesëmarrjen në zgjedhjet serbe në mënyrë unike.

Top Channel