Veshët dhe hundët rriten në laborator

02/03/2014 13:30

Shkencëtarët britanikë janë duke zhvilluar një program, i cili synon të prodhojë hundë dhe veshë në laboratorë, për t’u transplantuarmë pas tek ata që kanë nevojë.

Shkencëtarët e “Great Ormond Street Hospital” në Londër kanë arritur deri më tani që të krijojnë ind lidhës nga dhjami i trupit.

Ata shpesojnë që kjo teknikë të jetë në gjendje të ndihmojë pacientët që kanë lindur me mikrotia, një sëmundje në të cilën veshët nuk arrijnë të zhvillohet ose që kanë humbur këto pjesë si rrjedhojë e aksidenteve.

Për momentin, kirurgët e këtij spitali janë në gjendje të përdorin indin lidhës që prodhojnë nga dhjami për të korrigjuar me sukses difekte ose dëmtime të rënda në fytyrë, por së shpejti, ata janë optimistë që mund  t’ia dalin mbanë të vendosin veshë dhe hundë të vërteta në pacientët që kanë nevojë për to.

Top Channel