Nëse ju duket e pamundur që një gjarpër të hajë një krokodil, fotot e mëposhtme do ju tregojnë se kjo gjë është plotësisht e mundur.

Pamjet janë marrë nga një banore e Queensland e cila pa pitonin duke iu afruar krokodilit në liqenin Moondarra. Pitoni e gëlltiti dhe u largua me krokodilin brenda trupit të tij.

Edhe pse krokodili u përpoq shumë, nuk kishte asnjë mënyrë për t’u liruar nga shtrëngimi i fuqishëm i gjarprit.

Top Channel