Kroacia deklaroi në Gjykatën e Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se liderat serbë vazhdojnë të mohojnë politikën e tyre të genocidit, të realizuar në territorin kroat gjatë viteve 1990.

Zagrebi shpreson që të jetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë që të gjykojë genocidin serb në qytetin e Vukavarit dhe në pjesë të tjera të vendit në vitin 1991.

Vukovari u shkatërrua nga lufta e viteve 1991-95, kur u pushtua përkohësisht prej serbëve. Serbia u kundërpërgjigj duke akuzuar Zagrebin për përjashtimin e 230 mijë serbëve prej Kroacisë në vitin 1995.

Rreth 20 mijë persona mbetën të vrarë gjatë luftës 4-vjeçare të Kroacisë për pavarësi, pjesë e luftërave që sollën shpërbërjen e Jugosllavisë. Disa qindra banorë të Vukovarit u vranë nga ushtria jugosllave dhe nacionalistët serbë gjatë vitit 1991.

Rreth 2 mijë njerëz u vranë katër vjet më vonë, gjatë dhe pas kundër-ovensivës kroate, e koduar me emrin “Operacioni Stuhia”. Anti-padia e Serbisë do të trajtohet nga Haga javën e ardhshme.

Marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje janë përmirësuar në vitet e fundit, por në 2012 Serbia u acarua kur komandanti i “Operacioni Stuhia”, Ante Gotovina, u shfajësua në apel nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. 

Top Channel