Fier, shkatërrohet banda kriminale
03/03/2014 00:00
Të paktën 13 persona u arrestuan të hënën nga policia e Fierit gjatë një operacioni të koduar “Mbrostar 2014”.
Sipas policisë lokale, pas një hetimi 4-mujor u bë e mundur zbulimi i një grupi të strukturuar kriminal, të perfshirë në disa vepra të rënda penale të kryera në rrethet Fier, Lushnje, Berat, Vlorë dhe Elbasan.
Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë së qarkut Fier tha se të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 9 veprave penale.
Ky grup i struktruar kriminal është i dyshuar dhe për disa krime të rënda të cilat ndiqen nga ana e pokurorisë, por që për të cilat nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor.
Top Channel