" /> ">

Gates rikthehet i pari midis miliarderëve

03/03/2014 20:25

Themeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, rikthehet në vendin e parë të listës së njerëzve më të pasur të botës, të paktën në publikimin e përvitshëm të “Forbes” mbi miliarderët më të mëdhenj të botës.

Pasuria e Gates në vitin 2013 u llogarit në 76 miliardë dollarë (67 miliardë euro) ose sa 20-fishi i buxhetit vjetor të shtetit shqiptar.

Rritja e pasurisë së Gates gjatë vitit të lënë pas spostoi në vendin e dytë të renditjes manjatin meksikan të telekomunikacionit, Carlos Slim.

Në total, gjatë vitit të shkuar u llogaritën 1 645 miliarderë në të gjithë botën.

Ndërsa në 2012-n “mjaftonin” 23 miliardë dollarë për të qenë midis 20 njerëzve më të pasur të planetit, tashmë duhen 31 miliardë për t’u renditur në “top 20”.

Bill Gates kryeson listën e “Forbes” për njerëzit më të pasur të botës në 15 nga 20 vitet e fundit.

10 njerëzit më të pasur të botë
1. Bill Gates           76 mld $       Microsoft, softëare
2. Carlos Slim        72 mld $       Telekomunikacion
3. Amancio Ortega  64 mld $       Zara, modë
4. Warren Buffet      58,2 mld $    Investime
5. Larry Ellison        48 mld $      Oracle, softëare
6. Charles Koch      40 mld $       Industritë Koch
6. David Koch         40 mld $       Industritë Koch
8. Sheldon Adelson 38 mld $       Las Vegas Sands, kazino
9. Christy Walton     36,7 mld $   Wal-Mart, financë
10. Jim Walton       34,7 mld $    Wal-Mart, financë

Top Channel