Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë, sekuestrohet 57 kg kanabis
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force, sekuestruan rreth 2 tonë
kannabis sativa gjatë një operacioni mbrëmjen e të hënës.
Pas një informacioni të marre ne rrugë operative, se përgjatë zonës së Lumit të Vlorës ka lëvizje mjetesh me lëndë narkotike, policia e Vlorës e mbështetur nga forcat e Delta Forcë janë nisur ne drejtim të fshatit Kotë.
Nga kontrrolli i ushtruar në një mjet te dyshuar tip Iveko me targa AA 961 AY është gjetur një sasi e konsiderueshme, prej 2 tonesh droge e llojit kanabis sativa. Sipas policisë targat e mjetit rezultuan të vjedhura. Menjëherë janë shoqëruar personat të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon që kishte drogë të cilët ishin tre, si dhe nga informacionet e marra nga personat e shoqëruar, droga kish destinacion Italinë.
Droga kishte ardhur nga fshati Kuç një zonë e thellë e rrethit te Vlorës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për gjetjen e bashkëpunëtorve në këte trafikim. Prej disa muajsh policia e Vlorës, në bashkëpunim me Delta Forcë, me policinë kufitare si dhe Guardia di Financia-n ka bërë te mundur të bllokojë dhe sekuestrojë sasi të konsiderueshme lëndë narkotike kanabis sativa si dhe disa mjete detare të shpejta.
Top Channel