Facebook, dronë për të përhapur internetin

04/03/2014 00:00

Pas WhatsApp, Facebook tenton një tjetër sipërmarrje. Rrjeti social është në negociata për të blerë Titan Aerospace, që si pikë të fortë prodhimi ka avionët e telekomanduar, të ushqyer me energji diellore.

Synimi i kompanisë së Menlo Park është të shfrytëzojë dronët për të mbështetur projektin e saj Internet.org dhe të çojë sistemet e komunikimit wireless në vendet në zhvillim.

Projekti është i ngjashëm me atë të Google me topat aerostatikë. Sipas blogut të specializuar në teknologji, TechCrunch, kompania e Mark Zuckerberg është e gatshme të paguajë 60 milionë dollarë për Titan Aerospace.

Avionët e telekomanduar për të cilët është i interesuar Facebook kanë gjithë sipërfaqen të mbuluar me panele diellore, arrijnë deri në 20 mijë metra lartësi dhe mund të fluturojnë për pesë orë pa pushim.

Rrjeti social më popullor në botë ka qenë promotor i projektit ndërkombëtar Internet.org, që synon ta bëjë webin të përdorueshëm në dy të tretat e popullësisë botërore që ende nuk është e lidhur.

Top Channel