Në ankand kamera që filmoi në Hënë

04/03/2014 00:00

Del në ankand kamera me të cilën astronauti James Irvin filmoi në sipërfaqen e Hënës nga 30 Korrikut deri më 2 Gusht të vitit 1971 në misionin “Apollo 15”.

Kamera është e llojit Hasselblad 500 El Data Camera Hedc. Ankandi i saj do të zhvillohet në datën 22 mars në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë dhe do të nisë nga shifra dysheme prej 80 mijë eurosh.

Kamera është në gjendje pune dhe përvec kësaj, është e vetmja kamer që ka filmuar në Hënë dhe më pas është rikthyer sërish në Tokë.

Shtëpia që organizon ankandin, “Westlicht” shpreson që nga shitja e kësaj kamere të sigurojë mes 150 dhe 200 mijë eurove.

Top Channel