Për 1/4 çifte jeta seksuale merr fund pas lindjes së parë

04/03/2014 16:00

Jeta seksuale e një në katër çifteve merr fund pothuajse përfundimisht pas lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Një studim i kryer së fundmi mbi jetën intime të bashkëshortëve pasi bëheshin prindër tregoi se lindja sjell ndryshime me të vërtetë të mëdha në libido.

Sondazhi tregoi se një në pesë meshkuj e kanë të vështirë t’i kërkojnë seks partneres së tyre pas lindjes, ndërsa gratë ndihen edhe më nervoze mbi këtë temë, me 44% të tyre që i shmangen kontaktit seksual.

Ndërkohë, 38% e grave dëshmuan se jeta e tyre seksuale nuk i fal më aq kënaqësi sa më përpara pasi bëhen nëna.

Midis problemeve kryesore pas lindjes së një fëmije me të cilin përballen çiftet është pagjumësia, vështirësia në përkujdesjen ndaj fëmijës dhe rifitimi i besimit tek trupi i tyre.

“Hera e parë pas lindjes mund të jetë një temë shumë problematike për shumë bashkëshortë dhe shumë prej tyre zgjedhin që të neglizhojnë”, tha Jane Wake, një eksperte e shëndetit pre dhe post-natal.

“Shumë burra nuk duan të vendosin nën presion gratë e tyre, ndërsa nënat e reja mund të mos ndihen ende gati. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të komunikohet në çift dhe secili partner të jetë i hapur për nevojat e tij”, shtoi Wake.

Top Channel