Kim Jong-un eliminon numrin dy të regjimit

04/03/2014 17:00

Numri dy i regjimit në Korenë e Veriut besohet së është burgosur ose eliminuar prej diktatorit Kim Jong-un, informuan të martën mediat koreanojugore.

Pasi në Dhjetor ekzekutoi si tradhëtar ungjin e tij, Jang Soek Thaek, spastrimet në radhët e larta të partisë, qeverisë dhe ushtrisë duket se kanë goditur edhe një tjetër figurë të lartë të regjimit, të plotfuqishmin Choe Ryong Hae.

Lajmi u raportua për herë të parë prej Ministrisë së Ribashkimit në Seul, e ngarkuar me shqyrtimin e të gjithë raporteve që vijnë prej vendit më të izoluar të botës.

Sipas informacioneve, Choe është burgosur dhe po merret në pyetje nga hetuesit koreanoveriorë.


Kim Jong-un dhe zevendesi i tij i burgosur, Choe Ryong-Hae

Zëvendësi i Jong-un mbante disa pozicione të larta në regjimin komunist, duke qenë numri dy i liderit në disa funksione njëkohësisht.


Diktatori i Korese se Veriut, Kim Jong-un

Ai dyshohet se ishte direkt i përfshirë në demaskimin e ungjit të Jong-un si tradhëtar dhe në ekzekutimin e tij, i cili besohet se u realizua nëpërmjet shqyerjes prej qenve të tërbuar.


Kim Jong-un dhe ungji i ekzekutuar ne Dhjetor 2013

Kim Jong-un mori pushtetin në Dhjetor 2011, pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong-il.

|
Sistemi raketor i Korese se Veriut

Gjykuar nga mosha e tij e re dhe fakti që kishte kryer studimet e mesme në Zvicër, ndërrimi i pushtetit u prit me shumë shpresa për një hapje të regjimit hermetik të Koresë, por diktatori 30-vjeçar bëri qartë të kuptohej që asgjë nuk do të ndryshonte, duke nisur një fushatë spastrimesh, madje bëri edhe më keq se babai i tij, ndërsa kërcënoi SHBA-të dhe Seulin me një sulm bërthamor gjatë krizës së një viti më parë.

Top Channel