Prezantuesja e guximshme e “Russia Today”

04/03/2014 19:50

Një prezantuese televizive në televisionin rus të financuar nga Kremlini, “Russia Today”, denoncoi si të gabuar ndërhyrjen ushtarake të vendit të saj në Ukrainë.

“Nuk mund të theksoj mjaftueshëm se sa kundër jam ndaj çdo ndërhyrje të çdo shteti në sovranitetin e një shteti tjetër”, deklaroi Abby Martin në një program televiziv.

“Russia Today” publikoi një deklaratë në të cilën shprehte respektin për pikëpamjet e Martin, ndërsa theksoi se prezantuesja nuk do të ndëshkohet.

Persona të armatosur të besuar si ushtarë rusë pa shenjë dalluese kanë rrethuar bazat ushtarake të Ukrainës në Krime prej disa ditësh.

Kjo krahinë jugore është shndërruar në një konflikt të ashpër ndërkombëtar, me Ukrainën që ka akuzuar Moskën për pushtimin e Krimesë.

Megjithatë, në një deklaratë gjatë të martës, presidenti Vladimir Putin mohoi prezencën e trupave ruse në gadishull, duke i konsideruar personat e armatosur si anëtarë të grupeve pro-ruse të vetmbrojtjes në Krime.

Top Channel