Iran, i hedh acid vajzës, burri dënohet me nxjerrje sysh

05/03/2014 00:00

Një burrë iranian është dënuar nga një gjykatë me nxjerrje sysh pasi i ka hedhur acid në fytyrë një vajze duke e lënë atë të verbër.

Mendohet se burrit gjithashtu do i pritet veshi i djathtë dhe hunda.

Gjykata e Lartë e Iranit ka mbrojtur si pjesë të sistemit juridik prerjen e pjesëve të ndryshme të trupit të personave që shpallen fajtorë për krime.

Muajin e kaluar një tjetër shtetas u dënua me prerjen e njërës këmbë dhe njërës dorë për një krim që ka mbetur i paspecifikuar.

Përsa i përket ekzekutimeve, në Iran gjatë këtij viti janë ekzekutuar plot 95 persona.

Top Channel