Facebook-u mund të shkaktojë çrregullime me të ushqyerit

05/03/2014 00:00

Vajzat e reja që shpenzojnë më shumë kohë në Facebook kanë më shumë probleme me ushqyerjen e rregullt. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i fundit ku u vëzhguan 960 studente.

Tek femrat që kalojnë më shumë kohë në rrjetin social krijohet ankth, sipas studimit të publikuar në ‘International Journal of Eating Disorders’. Vajzat janë vlerësuar mbi kohën e qëndrimit në Facebook dhe mbi rëndësinë që i japin pëlqimeve e komenteve në fotot e tyre.

“Mbi 95% e studenteve që u morën nën vëzhgim në studimin tonë thanë se kalojnë mesatarisht 1 orë në ditë në Facebook. Ne vumë re se sa më shumë të qëndrosh në Facebook, aq më shumë probleme sheh tek trupi yt dhe nga kjo vjen problemi me ushqyerjen e rregullt”, shpjegoi Dr Pamela Keel.

Ajo shtoi: “Facebook-u ka ndikim të fuqishëm pasi mesazhet që jep përqendrohen në rëndësinë e pamjes së jashtme të femrave dhe femrat fiksohen më pas me format e tyre. Ato heqin dorë nga ushqimi për t’u dukur sa më elegante dhe i shkaktojnë vetes probleme të rënda.”

Top Channel