Samsung, 20 mln dollarë për cmimet Oscar

05/03/2014 00:00

Në një treg ku për të njëjtin shërbim të ofrohen dhjetra, në mos qindra e mijëra produkte, marketingu është mëse i domosdoshëm.

E sigurisht Samsung Electronics ia di vlerën. Kompania koreano-jugore ka shpenzuar rreth 20 milion dollarë që produktet e saj të shfaqeshin haptazi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, dy ditë më parë.

E në fakt, Ellen Degeneres gjatë ceremonisë përdori jo rrallë herë një Galaxy Note 3 për të shkrepur disa foto që më pas qarkulluan në internet, gazeta, revista e televizione në mbarë botën. Madje edhe fotoja ‘selfie’ e shkrepur nga Bradley Cooper është bërë nga një aparat Samsung.

Televizioni amerikan, ABC Neës thotë se produktet Galaxy të Samsung ishin pjesë ‘e inkorporuar’ e spektaklit.

Top Channel