Serbia nuk është e kënaqur me formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përkatësisht me shndërrimin e Forca së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiç tha të mërkurën se janë duke ndodhur gjëra që nuk parashikohen në asnjë marrëveshje dhe për këtë do të bisedojë me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

“Gjithçka që ne mendojmë do t’ia themi Catherine Ashton në takimin e parë, pasi po ndodhin gjëra që nuk janë parashikuar“, theksoi Vuçiç.

Ndërkaq, më herët, kryeministri Ivica Daçiç tha se ushtria e Kosovës nuk mund të shkojë në veri, pasi kjo nuk ka qenë pjesë e marrëveshjeve të deritanishme.

“Kjo nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes dhe ne kemi kërkuar garanci nga ndërkombëtarët dhe NATO që ushtria, nëse formohet ndonjëherë, të mos futet në veri pa lejen e tyre“, ka thënë Daçiç.

Top Channel