Meksikë, jeta tradicionale e “vaqueros”

06/03/2014 00:00

Kur Werner Segarra vizitoi për herë të parë Meksikën si pjesë e programit mësimor të gjimnazit të tij të Arizonës në vitin 1981, nuk e mendonte aspak se jeta e fermës do e frymëzonte dhe do të kthehej për të në një projekt fotografik 15-vjeçar.

Atëherë ai u njoh me “vaqueros” (kaubojsat meksikanë) dhe u dashurua me familjet e ndershme e punëtore, ku djemtë e vegjël ishin të aftë të menaxhonin një fermë të tërë. Tashmë, fotografi amerikan kthehet herë pas here tek komuniteti i vogël prej 1 000 banorësh për të dokumentuar një stil jete që nuk ndryshon aspak me kalimin e viteve.

“Kam ndërtuar një marrëdhënie të afërt me komunitetin dhe kjo më lejon të kap mjedisin ku jetojnë vaquero-t ashtu siç nuk mund ta kapë dikush që qëndron këtu vetëm për disa ditë”, tregon Segarra për ‘New York Times’.

Ai shpjegon se prezantimi me njerëzit punëtorë dhe të përulur i ka ndryshuar jetën: “Kam qenë tip rebeli, por kur i pashë duke punuar aq shumë dhe duke mos u ankuar asnjëherë, më bëri edhe mua të ndryshoja tërësisht jetën time.”

Top Channel