Makina më e shpejtë në botë

06/03/2014 00:00

Një markë suedeze e prodhimit të makinave ka prezantuar Koenigsegg One:1 që mendohet të jetë makina më e shpejtë në botë. Ajo mund të arrijë shpejtësinë 440 km/h dhe kushton 2 milionë dollarë.

Koenigsegg One:1 përshkruhet si “megamakina e parë” dhe është automjeti më i fuqishëm që është prodhuar ndonjëherë. Ka një motor V8 me 5 litra që do e lejojë të “fluturojë” 6 km/h më shpejt se Hennessey Venom GT dhe 9 km/h më shpejt se Bugatti Veyron Super Sport.

Për të shkuar nga 0 në 400 km/h do i duhen vetëm 20 sekonda, ndërsa për të shkuar nga kjo shpejtësi në ndalesë të plotë do i duhen vetëm 10 sekonda.

Koenigsegg One:1 u prezantua për herë të parë këtë javë në Ekspozitën e Gjenevës. Për ata që kishin ndërmend ta blinin, tashmë është shumë vonë. Të pesta makinat janë shitur ende pa u ndërtuar.

Top Channel