Një adoleshente është aq e tmerruar nga mundësia që mund të vjellë, sa që refuzon të largohet nga një vend ku tualeti të jetë më larg se 100 metra.

Anna Roberts, 19-vjeçare nga Southwick vuan nga një fobi e rrallë, e cila pothuajse e ka izoluar brenda mureve të shtëpisë së saj.

E ashtuquajtura emetofobia e ka lënë Robertsin nën një frikë konstante nga mundësia se mund të vjellë, duke e detyruar që të jetojë një jetë shumë më të ndryshme se ajo e moshatarëve të saj.

Rasti unik i kësaj vajze u publikua të enjten në faqet e të përditshmes “Daily Mail”.

Për shkak të fobisë së saj, 19-vjeçarja pothuajse nuk ka asnjë shok. “Ndihem e terrorizuar nga ideja që mund të vjell në çdo moment dhe nuk ndihem kurrë e qetë, nëse nuk e di se kam një tualet që mund të përdor fare pranë. Më vjen gjithmonë për të vjellë, është me e fortë se unë”, shprehet e reja.

Sipas specialistëve, është fuqia e trurit të saj, nën kurthin e fobisë që krijon atë gjendje që e bën Annën të besojë se mund të vjellë nga çasti në çast.

Në të vërtetë, adoleshentja vjell vetëm një herë në disa javë, por jeta e saj e saj është tërësisht e kontrolluar nga frika.

Në këto kushte, e vetmja kurë që mund të përmirësojë situatën është një terapi intensive psikologjike, edhe pse Roberts mbetet një rast i veçantë dhe i vështirë për t’u kuruar edhe në këto kushte.

Top Channel