Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 16 mars në Serbi do të marrin pjesë 19 subjekte, mes të cilave parti, lëvizje dhe organizata politike.

Lajmin e ka bërë të ditur komisioni elektoral serb, RIK, pas vlerësimit përfundimtar të dokumentacionit të dorëzuar nga partië.

Në listë janë mes të tjerësh ish-ministri i Ekonomisë, Sasha Raduloviç, me një formacion politik të quajtur “Mjaft”, nipi i marshallit Josip Broz Tito, me një lëvizje me prirje komuniste, si dhe një parti e minorancës ruse.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe për zgjedhjet e parakohshme lokale për Beogradin, që do të mbahen në të njëjtën ditë.

Si për zgjedhjet politike ashtu edhe për ato vendore favorit janë konservatorët e Partisë Progresiste Serbe, e kryesuar nga presidenti Tomisllav Nikoliç dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiç, e akredituar për një kuotë votash mes 40 dhe 45 për qind.

Qytetarët me të drejtë vote janë 6.767.324 për legjislativet dhe 1.597.503 për lokalet në Beograd. Në tërësi do të votohet në 8.262 qendra votimi në territorin e Serbisë, në 90 qendra në Kosovë dhe në 35 qendra për serbët në vende të tjera.

Top Channel