Preja e pazakontë e një lundërze

06/03/2014 00:00

Në pamje të parë mund të duken kafshë të bukura dhe të këndshme, por aq sa të bukura, aq edhe të rrezikshme janë.

Këtë e vërtetojnë imazhet e shkrepura nga Parku i Liqenit Woodruff në Florida, ku një lundërz u kap në aksionin vrastar të një aligatori të ri.

Lundërza sulmoi aligatorin duke e kafshuar mbi qafë dhe pavarësisht përpjekjeve të këtij të fundit për mbijetesë, ‘gjahtari’ i pazakontë doli fitimtar nga beteja. Dyluftimi zgjati për disa minuta, deri kur preja u dorëzua krejtësisht.

Lundërzat zakonisht ushqehen me peshk dhe rrallë me aligatorë të vegjël…njëri prej këtyre rasteve të rralla ishte edhe ky i këtij aligatori fatkeq.

Top Channel