Mëmësia, udhëtim dhe jo destinacion

06/03/2014 00:00

Mëmësia nuk është një destinacion, por një udhëtim. Një udhëtim, peisazhet e të cilit Sonila Sinanaj  nuk do t’i humbasë per asnjë moment.

36-vjeçarja nga Tirana, nuk e kishte menduar qe do te hiqte dore plotesisht nga puna, per t’iu perkushtuar rritjes se femijeve. Mesuesja e apasionuar e anglishtes mendoi se do kthehej prane nxenesve pa humbur asnje sezon shkollor.

Por, bebja e saj e vogel e beri te marre menjehere nje vendim te madh. Te behej nje mama me kohe te plote. Dhe keshtu u be.

Pas Eljas, çiftin e lumturoi dhe ardhja e Nikos dhe  me pas Lidjas, te cilet e perforcuan akoma me shume vendimin e Soniles.

Tre femije qe kane ne çdo moment te dites vemendjen e palodhur te mamase. Dhe nje mama qe punon “non-stop” per te ndertuar me dashuri femijet e enderruar me bashkeshortin.

A ka momente lodhje apo merzitje? Sigurisht qe ka. Por, te shperblyerit nga femijet i zhduk sakaq keto te qinta sekondi mendimesh. Do vije koha kur ajo do rikthehet serish ne profesionin e saj per te cilin ka investuar. Ndosha sapo te voglen ta fuse ne klase te pare.

Idealja? T’i kishte te tre femijet ne te njejten shkolle ku do te punoje. Nuk thone kot: kordoni  shkeputet nga femija, por eshte e sigurt, nena mbetet zemerlidhur gjithmone.

Prandaj do ta shijoje kete kohe ne maksimum, ndoshta dhe duke sakrifikuar nga te ardhurat apo nga vetja. Per kete nuk ka sikure.

Top Channel