Presidenti grek Karolos Papoulias i ka kërkuar homologut të tij gjerman
Joakim Gauck në vizitën e tij zyrtare në Greqi, që Gjermania të shlyejë e
kredinë e pushtimit nazist që ajo ka marrë me forcë nga Athina në vitin
1942, si dhe kompensimet e Luftës së Dytë Botërore.

Kerkohet nje zgjidhje e menjehershme e ketij problemi nga i cili Greqia kurre s’ka hequr dore ka deklaruar Papoulias, ndersa presidenti gjerman Gauck eshte pergjigjur se nuk eshte ai personi i pershtatshem ne kete çeshtje dhe se nuk mund te kete nje pozicionim te kundert nga ai i Berlinit zyrtar, qe pohon se gjithshka eshte shlyer ne lidhje me Athinen.

Ne takimin me kreun e opozites Aleksis Tsipras si dhe me heroin e rezistences greke qe uli flamurin gjerman nga shkembi i Akropolit, Manolis Glezos, Gauck ka deklaruar se nuk mund te gjeje asnje fjale per te shprehur pergjegjesine e pushtimit nazist  dhe te mizorive te Rajhut te 3 ne Greqi. Gjithashtu ai ka theksuar solidaritetin e tij ndaj vuajtjeve te popullit grek ne vitet e fundit te krizes.

“Jam pikelluar pa mase kur kam degjuar per gjithe veshtiresite qe po kalojne greket ne vitin e shtate te krizes dhe per te gjithe ata qe po vuajne duke mos pasur asnje faj per krizes financiare. Varferia dhe papunesia ketu jane ne nje shkalle aq te madhe sa edhe ankthi i atyre qe punojne dhe kane frike se do te humbasin vendet e punes”, tha Gauck.

I shoqeruar perseri nga homologu i tij grek ,presidenti gjerman mbyll viziten e tij ne Greqi ne fshatin Ligiades te Janines, ku ne 3 tetor te vitit 1943 nazistet kane pushkatuar 92 banore kryesisht femije dhe pleq.Ceshtja e kompesimeve te Luftes permendet shpesh nga shtypi grek ne dy vitet e fundit dhe partite  opozitare  akuzojne qeverine Samaras qe nuk guxon t’i kerkoje ato hapur nga duke e cuar madje ne Gjykaten e Hages Gjermanine, pasi ka frike se ajo eshte kreditorja kryesore ne ndihmen financiare qe po merr vendi.

Sipas vleresimeve te ndryshme demshperblimet qe Gjermania i detyrohet Greqise se bashku me kredine e pushtimit kapin nje vlere deri ne 162 miliardë euro, qe interpretohet se perben pothuajse gjysmen e borxhit kolosal te vendit. Greqia pesoi me shume deme se kushdo prej vendeve te pushtuara nga Gjermania ne Luften e dyte Boterore me mbi 130000 civile te vrare, si dhe 50% te infrastruktures dhe 75% te industrise te shkaterruar.

Top Channel