Romë, turistja lë 14 mijë euro në taksi

07/03/2014 00:00

Një grua ruse që ishte në Romë për turizëm ka lënë në një taksi një çantë me 14 mijë euro dhe me dokumenta të rëndësishme brendam saj.

Kur ka kuptuar atë që ka bërë, 31-vjeçarja ka nxjerrë bashkëshortin në rrugë për të gjetur taksinë, ndërsa vetë i është drejtuar komisariatit të policisë për ndihmë.

I vetmi element në dispozicion të policëve ishte itinerari që kishte përshkuar turistja e huaj me taksi.

Menjëherë janë kontaktuar operatorët e transportit publik të kryeqytetit italian dhe është gjetur numri i celularit të taksistit i cili ka konfirmuar se në makinën e tij gjendej një çantë që i është kthyer gruas.

Top Channel