Qeveria kroate e social-demokratit Zoran Milanoviç gëzon vetëm 26 për qind të mbështetjes nga populli, me 60 për qind që nuk aprovon politikat e kabinetit të tij.

Vetë Milanoviç, sipas një sondazhi të fundit të publikuar në media, zë vendin e dytë në radhën e politikanëve më popullorë me një përqindje prej 28%, kundrejt 37 për qind që gëzon presidenti Ivo Josipoviç, më i vlerësuari nga populli kroat.

Gjithësesi, nga i njëjti sondazh del se Partia Social-Demokrate në qeveri mbetet në krye të listës së mbështetjes nga zgjedhësit, me 22 për qind të votave, përpara Unionit Demokrat Kroat, i akredituar me 20 për qind.

Top Channel