Agjencia e kreditimit “Fitch” ka konfirmuar normën afatgjatë të interesit në valutën e huaj për Rumaninë në nivelin BBB-, me një parashikim të qëndrueshëm dhe në nivelin BBB për valutën lokale.

Vendimi, thuhet në një notë të agjencisë së kreditimit, reflekton gjendjen pozitive të ekonomisë dhe shpenzimeve publike të Bukureshtit zyrtar.

“Financat publike, përveç defiçitit dhe borxhit, janë nën kontroll. Ndërsa GDP-ja është rritur më shpejt në vitin 2013 krahasuar me sa pritej, i nxitur nga prodhimi industrial dhe agrikulturor”, thuhet në komunikatë.

Për vitin aktual, “Fitch” parashikon për Rumaninë një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 2.8 për qind, përfundon njoftimi për shtyp i agjencisë.

Një ditë më parë, Rumania ratifikoi versionin e fundit për ndihmën prej 4 miliardë eurosh të dhënë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Vendimi, i marrë nga presidenti i vendit Traian Basescu u dha fund spekulimeve që zgjasnin prej kohësh mbi paqëndrueshmërinë ekonomike dhe politike të Rumanisë.

Të njëjtën ditë, kryeministri Victor Ponta fitoi një mocion besimi në Parlament, pasi kishte njoftuar formimin e qeverisë së re, që do të udhëheqë vendin me një mazhorancë të tkurrur.

Top Channel