Shqiptarëve i është shtuar edhe një tjetër skuadër kombëtare. Kosova tashmë ka ekipin e vet dhe ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë zyrtare. Megjithëse u ndal në një barazim pa gola me ekipin e Haitit, atmosfera në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës ishte mjaft entuzisate. Lojtarë të talentuar nga kampionate të ndryshme në Europë iu bashkuan thirjes së Albert Bunjakut për të luajtur për Kosovën.
……………………………………………………………………………………..
Gra që sakrifikojnë nga karriera e tyre për një gjë mjaft të shenjtë, familjen. Ky është rasti i Sonila Sinanajt, e cila tregoi në Pasdite në “Top-Channel” se për to kjo është një sakrificë për të cilën nuk pendohen. Ndërkohë Edlira Mali u bë nënë në moshën 41-vjeçare dhe tregon se mëmësia e ka ndryshuar tërësisht duke e kaluar punën në plan të dytë.
……………………………………………………………………………………..
Takimi i tyre i parë ka zënë një hapësirë të rëndësishme në media dhe rrjete shoqërore. Harper Tesar, vetëm shtatë muajshe priti në aeroport babain e saj, i cili shërbente si ushtar në Afganistan. Vëmendjen tërhoqi pankarta që mbante vogëlushja: “Unë sapo u takova me ty dhe kjo është çmenduri, por emri im është Harper dhe jam vajza jote”.
…………………………………………………………………………………….
“Washington Post” ka publikuar një lajm, sipas të cilit një gjest i rrallë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku disa politikanë kanë dhënë rrogat e tyre për buxhetin e shtetit. Një gjë e tillë ka ndodhur para katër muajsh, por vetëm keto ditë është bërë publike lista e personave që dhuruan dollarë për buxhetin e shtetit. “Washington Post” jep me detaje se cilët kanë qenë personat që kanë dhënë rreth 495 mijë dollarë për llogari të buxhetit të shtetit, për të ndihmuar në shlyerjen e defiçitit federal.

Top Channel