Në shumë qytete të Bosnjës edhe këtë të shtunë po zhvillohen protesta.
Në Sarajevë, qytetarët janë mbledhur para Presidencës së Bosnjës.

Përveç kërkesave që kanë të bëjnë me përmirësimin e statusit social, qytetarët kërkojnë edhe lirimin e katër personave, të arrestuar gjatë protestës së te premtes.

Në mesditë, protsta ka nisur edhe në qytetin Bërçko. Nga ora 13:00, protestë do të ketë edhe në Zenicë, ndërsa për orën 17 është paralajmëruar në Mostar.

Bosnja është përfshirë nga protestat antiqeveritare që disa javë.

Top Channel