Skënder Brucaj do të jetë kreu i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Zoti Brucaj do të pasojë në këtë post Haxhi Selim Muçën, i cili nuk
rikandidoi sërish për këtë post si pasojë e problemeve shëndetesore.

Zoti Muça ishte zgjedhur ne drejtim te komunitetit Mysliman ne vitin 2004 duke zevendesuar Hafiz Sabri Kocin. Ne kete menyre kreu i ri Skender Brucaj qe u zgjodh me 88 vota pro do te drejtoje komunitetin me te madhe fetar ne vend duke qene drejtuesi i saj i trete ne periudhen post komunizem.

Selim Muça u zgjodh të drejtonte institucionin më të lartë të myslimanëve shqiptarë në datën 17 mars 2004, duke e drejtuar komunitetitin me te madh fetar ne vend per 10 vjet. Muça ka qenë lideri i dytë i myslimanëve shqiptarë në periudhën e demokracisë, duke zëvendësuar në këtë post Haxhi Hafiz Sabri Koçin.  

Brucaj e merr drejtimin e Komunitetit Mysliman ne kohen kur çeshtja me e diskutuar eshte ajo e ndertimit te Xhamise se Madhe ne Tirane, punimet per te cilen jane pezulluar si pasoje e problemit me lejen e ndertimit.

Top Channel