12:00 Lajme e Moti
12:20 Film Televiziv "Te dyshuar 3" R
Programi i plote
PUBLICITET
Big Brother, të larguarit rrëfehen në Fan Club
08/03/2014

Big Brother, të larguarit rrëfehen në Fan Club
Risi, rrëfime dhe opinione ka sjellë puntata e kësaj të shtune e emisionit Fan Club, prezantuar nga Albana Osmani, me ndihmën e opinionistit Olti Curri.

Risia e parë ishte se një prej banorëve, Rigelsi, ka pësuar një dëmtim në dorë dhe po kontrollohet nga mjekë të specializuar brenda në shtëpinë e Big Brother.

Ndërkohë, u trajtua edhe rasti i Nevilës, e cila të premten i bëri një urim kalimtar të ëmës për 8 mars. Nga dhoma e rrëfimit, Nevila uroi me ngurrim të ëmën, që e ka braktisur që 2 vjeç dhe uroi shoqen e prindit të munguar, Mimozën, që e ka rritur ndër vite. Me zonjën Mimoza u zhvillua edhe një bisedë telefonike.

“Nevila më duket shumë mirë. Kur e pash u lumturova shumë. E dua shumë se e kam si vajzën time. Unë do jem gjithmonë përkrah saj dhe ajo do të ketë mbështetjen time”, tha Mimoza.

Lidhur me këtë cështje, opinionisti Olti Curri bëri këtë ndërhyrje: “Po shtohen njerëzit që nuk përballojnë dot përgjegjësitë e tyre për të rritur fëmijët. Për ju dhe gjithë të tjerët si ju, unë kam mirënjohje, përulje dhe respekt”.

E ftuar në studio ishte banorja e larguar nga shtëpia e Big Brother, Ardiana, e cila dha disa sqarime për qëndrimet e saj brenda shtëpisë dhe synimet që kishte.

“S’jam e martuar, s’kam as fëmijë dhe jam single. Ëndrra ime ka qenë vetëm të jem në atë shtëpi dhe le të mos e fitoj çmimin. E kisha ëndërr të isha rreth asaj pishine, të diskutohem në rrjetet sociale, të shoh reagimet e të tjerëve për njerëzit që jetojnë brenda. Nëse do ta fitoja çmimin do të kisha blerë një apartament”, u shpreh Ardiana, e cila më pas zhvilloi një “seancë” pyetje-përgjigje me opinionistin Curri.

Curri: Mendon se të penalizoi gjuha? Mendon se ndoshta duhet të kishe bërë prova për të përmirësuar gjuhën shqipe, për të shmangur dialektin kosovar? Mos duhet të ishe sforcuar pak?

Adriana:
Këtë gjë s’e kisha kuptuar. Mua në shtëpinë e BB s’më ka munguar asgjë. Ditën e parë isha shumë aktive, por kur ditën e dytë pash 17 vetë, atëherë gjërat ndryshuan. Aty nuk të linin të flisje. Më erdhi çudi përse dola unë e para.

Curri: Të bënë ftesë të ishe pjesë e një grupi?

Ardiana: Jo, unë rrija me Xhulin, Isidën, Nevilën. Ndërsa natën e parë isha me Eraldin dhe Meridianin. Doja më mirë të rija single.

I ftuar ishte edhe Ervini, i cili doli nga shtëpia dhe kamerat e saj që natën e parë të Big Brother.

Albana: Ervin, t’i dole që në fillim nga shtëpia, tani si ndihesh?

Ervini: E ndjej ende veten pjesë të asaj shtëpie. Jam i gatshëm të kthehem atje.

Ndërkohë, në studio erdhi edhe Erjoni, shoku i Eraldit, njëri prej banorëve që po tërheq më shumë vëmendjen.  

Albana: Erjon, si të duket shoku?

Erjoni: Eraldi është njësoj, si brenda edhe jashtë shtëpisë. Me femrat ka të njëjtin raport, aventurier.

Albana: Disa thonë që nuk është ai që duket, ndërsa të tjerë thonë se ai është shumë i edukuar...

Erjoni: Ai është me të vërtetë një djalë i edukuar e i sjellshëm.

Curri: Mendon ndonjëherë se për Eraldin dalin dhe flasin persona që nuk e kanë shumë mik?

Erjoni: Sa për komentet në rrjetet sociale mund të them se në Facebook janë bërë shumë të pavërteta. Unë kam shumë kohë që e njoh Eraldin, jemi rritur bashkë, bëjmë palestër bashkë.

Curri: Shkon femra te Eraldi apo anasjelltas?

Erjoni: Afrohen gocat.

Albana: Për ç’arsye nuk e shihni mirë Isidën, me të cilën Eraldi ka qëndruar por pastaj është larguar?

Erjoni: Sepse sulmohet shumë. Përderisa publiku nuk e do aq shumë, besoj se edhe Eraldi...

Më pas në emision erdhi Daniela, e cila një ditë më parë doli nga shtëpia. Edhe për të, pyetjet kanë qenë të shumta.

Albana: Daniela, çfarë bëre kur dole nga shtëpia? Ke thënë që ke pasion makinën, a i dhe automjetit tënd?

Daniela: I dhash makinës që të qetësohesha dhe u ktheva në shtëpi.

Albana: Mendon se qëndrimin tënd në shtëpi e penalizoi largimi prej 16 vitesh në Greqi?

Daniela: Jo, nuk mendoj se kjo ka ndikuar.

Albana: A ja vlejti pjesëmarrja në BB?

Daniela: Po, ishte një eksperiencë e bukur.

Albana: Çfarë mendon se ke fituar?

Daniela: Eksperiencën për të jetuar me 17 vetë, të përshtatesha me ta.

Albana: Je bërë shoqe me dikë?

Daniela: Me Nevilën, sepse është vajzë e mirë dhe dua të rrij me të. Të dytëin s’e them.

Albana: Mos ishte Arditi?

Daniela: Po. (qesh)

Albana: Çfarë mendon se ndikoi në eleminim?

Daniela: Për mua ndikoi loja në çift, sepse nuk më pëlqente. Unë doja lojë individuale. Ashtu siç ishte po favorizohej loja në çift. Nominimi u bë në çift, eleminimi në tek. Pastaj, Fationi nuk ishte një burrë i mirë i shtëpisë dhe unë mundohesha që ta mbroja sa herë që debatohej për të. Unë këtu nuk kam ardhur as për të gjetur burrë, as për të dashur. Kam ardhur për të qëndruar me të gjithë bashkë.

Curri: Daniela, ti re në sy kur të vunë pranë një personazhi të filmit të animuar “Shrek”. Si u ndjeve?

Daniela: Mendoj se kjo erdhi pasi të tjerët kishin përkrah një person më të fuqishëm se sa ai që kisha unë.

Curri:
I dhe kontributet e tua? E pastrove shtëpinë, i lave enët?

Daniela: Po, i kam bërë. Por jam zënë me 5 personazhe aty brenda.

Curri: Daniela, ti ke ndënjur edhe me Valerin. Mos vallë Valeri të ka përdorur ty?

Daniela: Ku e di ti që s’e kam përdorur unë Valerin...

Spektakli Big Brother rikthehet mbrëmjen e së premtes së ardhshme dhe një ditë më pas vjen edhe puntata e radhës e emisionit Fan Club, me plot të ftuar. / Top Channel










Më shumë nga gossip
Aretha Franklin dëbohet nga fast-food-i
“Respect” këndonte Aretha Franklin në vitet ‘60. Por, respekti duket se i ka munguar nga punonjësi i një fast food-i që e ka përzënë sepse vendosi të hajë një hamburger brenda dyqanit pasi kishte porositur ta merrte me vete ushqimin duke thyer rregullat e “take-out”.
Shakira pret fëmijën e dytë
Këngëtarja Shakira po pret fëmijën e dytë dhe lajmin e ka bërë të ditur një miku i saj, këngëtari kolumbian Carlos Vives.
Si i merr rrezet Alessandra Ambrosio
Alessandra Ambrosio e di shumë mirë si merret ngjyra gjatë verës.
Modele të rrumbullakosura në edicionin e ri të kalendarit Pirelli
Kalendari më i ri i Pirellit është duke bërë historinë, ku për herë të parë në këtë edicion do të pozojë një modele me forma të rrumbullakosura.
13 unaza në 15 vjet martesë për Victoria Beckham
Shumë femra e shikojnë unazën e tyre të martesës si një dhe të vetme, si simbol i dashurisë së tyre. Por, për Victoria Beckham duket se nuk është kështu.


Lajmet kryesore

Big Brother, të larguarit rrëfehen në Fan Club
Festa e Fitër Bajramit
Klerikët kërkojnë nga qeveria xhaminë e re
Hakerat, sulm faqeve të ministrive, akuza Ramës
Korçë, tentohet të grabitet një argjendari
OKB: Armëpushim humanitar pa kushte
Bradasheshi kërkon të jetë bashki
Ndryshimi i klimës
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Ukraina, Siria, Tragjedia ajrore, Reforma territoriale, Integrimi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.