Fotot e shkëlqyera, të një ushtari gjerman të Luftës së Parë Botërore u publikuan ditën e dielë nga “Daily Mail”.

Walter Kleinfeldt ishte vetëm 16-vjeç, kur u detyrua të largohej nga bankat e gjimnazit, për në frontin e përgjakshëm të Somës në vitin 1916.

Së bashku me të, ai mori me vete edhe një aparat fotografie, diçka e rrallë për kohën, me të cilin bëri disa fotografi që tregojnë qartazi tmerret e betejës.

Në një prej fotove më epike, tregohet kryqi me Krishtin i nxjerre i paprekur nga një kishë e shkatërruar, në këmbët e të cilit dergjen disa të rënë të luftës.

Top Channel