Balerinat që pozojnë kudo, përveç skenës

10/03/2014 00:00

Për 12 vite me radhë, fotografi Dane Shitagi ka fotografuar balerina të ndryshme në ambiente të pazakonta si për shembull nëpër ujëvara ose rrugë plot me makina.

Puna shumëvjeçare ka bërë që të grumbullojë më shumë se 1000 foto ku duken balerinat duke pozuar kudo, përveç skenës.

Pa tualet apo kostume, balerinat pozojnë me veshje të zakonshme për fotografin i cili realizon rreth 40 foto të tilla në vit.

“The Ballerina Project” është një nga faqet e kërcimit më të famshme në internet. Në Instagram ka plot 240 000 ndjekës, ndërsa faqja në Facebook ka 800 000 pëlqime.

Top Channel