Siri, “AI”: Qeveria po le pa ushqim civilët

10/03/2014 00:00

“Amnisty International” raporton se Qeveria siriane po lë pa ushqim civilët, duke e përdorur këtë taktikë “si armë lufte”.

Në një raport të ri të organizatës për të drejtat e njeriut, të paktën 128 refugjatë kanë humbur jetën në kampin e Yarmouk në Damask, si rezultat i kësaj metode.

Mijëra persona, të bllokuar atje përballen me një “krize humanitare kastrofike”, shkruan raporti. “Amnesty International” thotë se familjet ishin te detyrara të kërkonin ushqim nëpër rrugë, duke u shndërruar në shenjestra për snajpërat. Në kampin Jarmuk, 17-20 mije refugjate siriane dhe palestineze kanë dëshmuar luftimet më të ashpra në kryeqytetin e Sirisë.

Aty nuk ka patur energji elektrike prej muajit prill të vitit 2013 dhe pjesa më e madhe e spitaleve janë mbyllur, sepse aty nuk mund te gjendej asnje prej pajisjeve kryesore. Drejtori i “Amnisty International” për Lindjen e Mesme, Filip Luter tha se: “forcat siriane po kryejne krime lufte duke lënë civilet të vdesin urie. Rrefimet pikelluese te familjeve, të detyruara të dalin në rrugë në kërkim të maceve dhe qenve, tha ai, apo të qëllohen nga snajperat, janë detaje të një historie te tmerrshme, që është materializuar në Jarmuk”.Banoret e Jarmukut u kanë treguar përfaqësuesve të “Amnisty International” se nuk kanë ngrene fruta apo perime për muaj të tërë, të paktën 60 % e atyre që jetojnë atje janë të kequshqyer.

Kampi për refugjatët u ngrit për palestinezët që kërkuan shpëtim, kur zhvillohej lufta arabo-izraelite e vitit 1948, por u shndërrua në një arene e përplasjeve të armatosura ne Damask, në fund të vitit 2012, kur aty hynë kryengritesit. Muajin e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, e cila u bënte thirrje paleve të përfshira në konflikt të largoheshin nga zonat që mbanin të rrethuara. Deri tani asnjë shenje progresi nuk është shënuar.

Top Channel