“Babi, je shumë i frikshëm!”

10/03/2014 00:00

Luanët janë grabitqarët më vdekjeprurës në botë, por kur vjen puna tek detyra e tyre si prindër, ata janë shumë të butë, ashtu siç tregojnë këto foto të një luani që prezantohet për herë të parë me këlyshët e tij.

Pamjet që vijnë nga kopshti zoologjik i Oregonit (SHBA) tregojnë tre këlyshë 6-muajsh që luajnë me babanë pasi duken të trembur fillimisht nga pamja e tij.

I ndërgjegjshëm për rolin e tij të ri, luani i godiste lehtë me putër për t’i qetësuar kur të vegjëlit e kalonin kufirin gjatë lojës.

Top Channel