Nga viti 2004 në 2012 shumica e vendeve të Ballkanit kanë shënuar progres në rritjen e prodhimit dhe konsumit të energjive nga burime alternative.

Sipas të dhënave të Eurostat, lista kryesohet nga Rumania me një përdorim prej rreth 30 për qind të energjisë së rinovueshme, e ndjekur nga Sllovenia me 20 për qind, Kroacia me 17 për qind, Bullgaria me 16 për qind dhe Greqia me 15 për qind.

Vende të tjera që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën Europa e Re dhe që kanë shënuar progres në këtë drejtim, në harkun kohor 2004-2012, janë Letonia me 35 për qind, Estonia me 25 për qind, Lituania me 21 për qind dhe Republika Çeke me 11 për qind.

Top Channel