Trurit i duhet më pak se 1 sec për të kuptuar një gënjeshtër

10/03/2014 00:00

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”, thotë një proverb dhe në mbështetje të tij mbërrin një studim shkencor që zbardh kohën që i duhet trurit tonë për të dalluar një të tillë.

Një ekip studiuesish italo-amerikan, për të treguar se sa e shkurtër është jetëgjatësia e një gënjeshtre, vendosën 30 studentë përpara 280 fotografive. Në imazhe tregoheshin 8 aktorë profesionistë në gjendje të ndryshme emocionale. Fotot shoqëroheshin me përshkrime jo përkatëse për gjendjen që pasqyronin.

Gjatë vëzhgimit të fotove studentët u vunë nën monitorimin e tomografisë elektromagnetike, që shërbente për matjen e aktivitetit celebral. Nëpërmjet kësaj metode u arrit në përfundimin se trurit tonë i mjaftojnë 300 të mijtat e sekondës për kuptuar një gënjeshtër.

Studimi zbuloi gjithashtu se përgjegjës për ndarjen e së vërtetës nga gënjeshtra është korteksi i lobit frontal.

Raporti i plotë i studimit u publikua në revistën shkencore “Plos One” dhe në të studiuesit sqarojnë se objektiv i tyre ka qenë matja e kohës që i duhet trurit tonë për të kuptuar një gënjeshtër, jo për ta zbuluar atë.

Top Channel