8 Marsi, udhëtimi i grave në Shqipëri

10/03/2014 00:00

Gjithmonë kur vjen 8 Marsi, flitet për gratë që festojnë dhe për gratë që protestojnë.

Te parat vazhdojne traditen duke festuar te vetmen dite ne vit qe e konsiderojne krejtesisht te tyren. S’turperohen fare per mendimet e grave te tjera, “te dytave” qe 8 Marsin e konsiderojne si dite proteste dhe qe revoltohen sa here shikojne gra qe e shperdorojne kete dite duke festuar.

Rreth 20 gra shqiptare nga Evropa dhe Shqiperia i kane bashkuar ne nje protesten dhe festen, duke ndermarre nje udhetim neper Shqiperi dhe Kosove per t’u njohur dhe per te ndare eksperienca per problemet qe shqetesojne grate ditet e sotme.

Ideja nisi nga nje zonje qe jeton ne France dhe qe quhet Mimoza Kyshli, e cila mendoi ta testonte inisiativen ne facebook gati rreth 3 muaj me pare.

Dhe te premten qe shkoi, grupi u nis duke vizituar fillimisht Lezhen, e me pas duke ndare eksperienca me grate e Kukesit me te cilat festuan gjithashtu.

Udhetimi vazhdoi me pas ne Prizren me grate artizane te qytetit te famshem historik, e me pas ne Prishtine duke perfunduar ne Tirane mbasditen e djeshme.

Top Channel