Është larguar nga Çameria kur ka qenë vetëm 3 vjeçe, nuk mban mend asgjë nga vitet e para të jetës që ka kaluar në vendlindje, megjithatë, në menyrën e saj, Rabije Jaho
përpiqet të mbajë gjalle traditën e veshjes çame.

“Këto rroba kam 50 vjet që i mbaj, çdo ditë më sheh me tumane”, thotë zonja Rabije.

Aktualisht jeton ne Durres dhe per cdo dite tregon kujdes per rrobat e pajes e qe e ka per krenari t’i mbaje veshur neper shtepi.

“I mbaj ne dollap ne komo, i ve bar mole, qepja qe mos t’i hapim komplet, mos te prishej forma”, tregon ajo.

Nuk ka dashur asnjehere t’i heqe keto rroba, megjithate ka ndodhur njehere para shume vitesh kur eshte ndjere ne veshtiresi.

“Kur dola në punë në 1963-n i mbaja disa kohë, pastaj u detyrova t’i heq dhe t’i veshja kur të kthehesha në shtëpi”, shton e moshuara.

Rabija eshte nje nga zonjat qe eshte perpjekur t’i kushtoje vemendje veshjeve te saj edhe kur mundesite per t’ua zgjatur jeten rrobave ishin te pakta, i lante me dore ne uje te vaket e me sapun.

“Kam ruajtur fustanin e nuserise, e mbaj ne varese ne dollap, i nxjerr te ajrosen, i kam ruajtur per mbesat kur t’i martoj”, tregon Jaho për “Pasdite”.

Albana, nëna që ruan veshjet për fëmijët

“Kam ruajtur kemishat e djalit, jastekun, gushoren, shenjtorin e femijeve per t’i mbrojtur nga e keqja”…

Albana Nanaj eshte nje nga nenat me te kujdesshme e me te perkushtuara per femijet e saj. Prej 14 vitesh, ne nje qese cope prej bezeje ka ruajtur te paprekura veshjet e para te djalit te saj te madh.

“Nuk jane zverdhur, mbanin akoma eren e mire te bebeve, kishin ruajtur identitetin siç unë doja“, thotë zonja Nenej.

Puna e aktiviteti i perditshem ze nje vend te rendesishem ne jeten e saj, por nderkohe thote se perpiqet te jete e vemendshme edhe per shtepine e veçanerisht per gjerat qe vesh.

“Hyj tek personat e kujdesshem, jo tek te fiksuarit, mendoj qe duhet t’i ruajme, mos te blejme gjithe kohen rroba te reja, por t’i gershetojme, te rejat me te vjetrat“.

Rralle here i ka ndodhur te prishe rrobat. Eshte perpjekur ne kushtet e shtepise t’i rregulloje, por ato i jane shtuar fondit te rrobave te konsumit, me pak fjale rrobave te stepëise. Por, Albana na tregon se kryesisht rrobat e saj i lan gjithmone me dore, ne uje te vaket.

“Jo te gjithe rrobat me ngjyre rrine me njera-tjetren, i nder, pa kapse se e prish gjate hekurosjes“, thotë zonja.

Megjithate zonja thote se nuk mund ta lash nje rrobe me nje here te veshur.

“I seleksonoj, jane per t’u lare apo jane per t’u hequr, jo t’i fusesh direkt ne dollap se pak ere djerse mund t’ia transmetoje dollapit“, thotë Albana.

Ne ditet e sotme jane te shumte detergjentet qe mund te perdorim per larjen e rrobave, megjithate ato nuk mund te bejne magji. Duhet te jemi ne ata qe duhet te tregohemi te kujdesshem.

Top Channel