Një microchip për të shpëtuar kafshët

11/03/2014 00:00

Rojtarët e botës së egër në Kenia u kanë lëshuar një sfidë gjahtarëve që
masakrojnë kafshët, në përpjekje për t’ua vështirësuar atyre
aktivitetin.

Për të shpëtuar faunën në parkun kombëtar Maasai Mara, rojtarët në bashkëpunim me veterinerët u kanë instaluar një microchip kafshëve, për t’i lokalizuar ato.

Prova e parë është bërë mbi një elefant, të cilit pasi i kanë dhënë qetësues, rojtarët i kanë vendosur një qark elektronik tek një nga dhëmbët e tij të fildishtë.

Por puna e rojtarëve nuk mbaron me kaq. Ata vazhdimisht patrullojnë parkun kombëtar me helikopter nga ajri dhe të armatosur me armë zjarri.

Gjuetia ilegale e kafshëve, kryesisht ndaj felinëve për gëzofin dhe elefantëve e rinocerontëve për fildishin, është kthyer në një krim super-të organizuar dhe fitimprurës, për të cilin Interpol dha alarmin muajin e kaluar.

Top Channel