Vrapi parandalon plakjen e trurit

11/03/2014 00:00

Që ushtrimet fizike rinojnë jo vetëm trupin por edhe trurin, falë
prodhimit të neuroneve të reja, kjo dihet. Por një studim i fundit
tregon se vrapi, në veçanti, mund edhe të bllokojë procesin e plakjes
cerebrale, duke stimuluar prodhimin e qelizave të reja staminale që
përmirësojnë kapacitetet mendore.

Zbulimi është bërë nga studiuesit e Institutit të Biologjisë Qelizore në Romë dhe është publikuar në revistën “Stem Cells”. “Ky kërkim përbën një risi konkrete në botën e neuro-biologjisë. Deri më sot mendohej se plakja e trurit me kalimin e viteve ishte e pakthyeshme”, ka thënë Stefano Farioli, drejtues i studimit.

“Por me eksperimentin tonë kemi konstatuar se procesi i plakjes së trurit tek të rriturit përmes një ushtrimi fizik si vrapi bllokohet dhe lëvizjet stimulojnë një prodhim të dendur qelizash të reja nervore”, ka saktësuar ai.

Top Channel