5,5 milionë fëmijë sirianë në nevojë

11/03/2014 15:25

Numri i fëmijëve sirianë në nevojë është dyfishuar gjatë një viti, duke arritur në 5,5 milionë, deklaroi UNICEF-i (United Nations Children’s Fund) gjatë së martës.

Një milionë prej tyre janë duke jetuar në kushtet e rrethimit apo në zonat e frontit të luftimeve, ku organizatat humanitare e kanë të pamundur të mbërrijnë.

“Shumë fëmijë sirianë kanë humbur jetën apo gjymtyrë, së bashku me çdo aspekt të fëmijërisë së tyre”, shkruhej në raportin alarmues.

Sipas OKB-së, mbi 10 mijë prej të paktën 140 mijë viktimave të luftës 3-vjeçare kaën qenë fëmijë.

Megjithatë, mbetet i panjohur numri i atyre që kanë mbetur viktimë e urisë apo po rriten me deformime të shkaktuara nga kequshqyerja apo sëmundje të tjera serioze.

Rreth 1,2 milionë fëmijë nga 260 mijë që ishte një vit më parë jetojnë si refugjatë lufte në kampet e ngritura në vendet kufitare me Sirinë, ndërsa tre milionë të tjerë kanë humbur banesat e jetojnë si të pastrehë brenda vendit.

Top Channel