Ivo Sanader, ish-kryeministri i Kroacisë, i dënuar dy vjet më parë me 10 vite burgim me akuzën e korrupsionit, mori një tjetër dënim, sërish për korrupsion.

Sic raportojnë mediat kroate, Sanader u dënua me 9 vite burgim për cështjen ‘Fimi Media’, kompania e marketingut që përdorej nga ish-kryeministri për të tërhequr paratë nga fondet publike dhe për të financuar partinë e tij.

Gjykata argumentoi vendimin e saj, jo vetëm për shkak të akuzës së korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, por edhe për imazhin e institucioneve shtetërore. ‘Sanader ka shkatërruar plotësisht besimin e popullit tek institucionet shtetërore’, thuhet në vendim.

Gjithë aktiviteti korruptiv i Sanader ka ndodhur nga vitit 2003 deri në vitin 2009, kur ai drejtonte vendin.

Në 2012, Sanader u dënua me 10 vite burgim për marrje rryfsheti prej miliona eurosh nga kompania hungareze e energjitikës, MOL.

Top Channel