Inovacioni dhe idete e çojnë përpara njerëzimin. Kur dijet kombinohen me teknologjinë, jo vetëm që lehtësohet jeta jonë, por efektet mund të shtrihen në të gjitha fushat e shoqërisë.

“Albanian ICT Awards” në te dytin vit radhazi, e mbeshtetur nga “Fondacion Mediatik Dritan Hoxha”, ka hapur konkursin per te shpallur me te talentuarit e teknologjise se informacionit, ne pese disiplina te ndryshme.

Objektivi i eventit eshte nxitja e talenteve me dhunti te vecanta ne fushen e IT, por cilat jane kategorite e konkurimit?

ICT Inovacioni i vitit vlereson programuesit qe kane zhvilluar nje program apo aplikacion. Vitin e kaluar çmimi u fitua nga i riu Betim Drenica me projektin “Scards”.

Ai krijoi programin e kartvizites elektronike qe do te ndihmoje bisneset te njihen.

Akademiku i vitit vlereson pedagoget me arritje akademike, çmim qe u fitua nga Dr. Marenglen Biba, i cili aplikoje me projektin e klasifikimit automatik te dokumenteve ne gjuhen shqipe.

ICT Mobiliteti i vitit Vlereson çdo individ qe realizon aplikacione ne Mobile App,Ëi-Fi, EGDE, 3G,cmim i fituar  nga Julian Kanini me projektin lokalizues te linjave urbane.

ICT Diploma e vitit vlereson studentet te cilet kane perfunduar nje projekt brenda temes se diplomes (bachelor/master).

Punimi i Bardh Lohaj u vleresuar si me i miri ne 2013-ten, me botimin akademik per “realitetin e shtuar”ICT Ylli ne ngritje i vitit” kerkon talentet nen moshen 18 vjeç, te cilet kane pasion fushen e IT-se.

Kosova eshte gjithashtu nje prej trevave me shume prurje ne fushen e teknologjise, gje qe detyroje organizatoret te  mbanin 3 workshope.

Aktiviteti i pare u zhvillua ne Prishtine me date 6 mars per te vazhduar me Gjakoven dhe Mitrovicen dy ditet ne vijim.

Gjate eventeve, perveç pasqyres se aktivitetit, studentet u njohen menyren e aplikimit ne faqen online ictawards.org, gje qe mund ta bejne deri me 31 Mars.

Me pas juria do te ndaje çmimet ne mbremjen gala ku do te vleresohen me te miret.

Elio Qoshi, ylli në ngritje i “ICT 2013”

Sapo mbaronte shkollën, Elio Qoshi ngulej para kompjuterit, si gjithe bashkemoshataret e tij.

Por, ndryshe nga ta, maturanti i “Sami Frashëri”-n, nuk merrej me “Facebook”-un apo rrjete te tjera sociale, por me nje projekt qe vleresoi gjenialitetin e tij ne teknologjine e informacionit.

“Ylli ne ngritje i vitit 2013 ne Albanian ICT” i kishte dhene kuptim kohes se tij te lire duke iu perkushtuar nje projekti qe ne fakt e beri fitues.

Elio nuk ishte i vetëm në këtë sipërmarrje, por lider i një grupi me rreth 15 djem dhe vajza nga vende të ndryshme të botës qe nuk njihen por që janë bashkuar me njëri-tjetrin permes botës virtuale.

Projekti ka te beje me një versioni ri i lojës “Tomb Raider”.

Niveli testues i lojës nje vit me pare ishte në fazën fillestare të prodhimit. Dhe pritet te perfundoje vitin e ardhshem.

Por, Elio pak muaj pasi fitoi Cmimin “Ylli ne Ngritje i Vitit 2013 ne “Albanian ICT Aëards” nuk eshte me ne krye te grupit. E ka lene ne duar te sigurta dhe e ndjek procesin me nostalgji. Nje dite e zakonshme per te eshte me e kronometruar se kurre! Ai nuk ka kohe te lire…

Aplikacioni për të verbërit

Jeta e një të verbëri ka vështirësitë e veta. Teknologjia, ne shumicen e rasteve mund ta lehtesoje jetesen ne levizje te perditshme.

Shumica e aplikacioneve per ata qe nuk shohin mbeshteten ne  sinjalet audio, por nje aplikacion i ri i zbuluar nga “Technology Revieë” ndermerr nje qasje tjeter, duke perdorur reagimin e prekjes.

Me ane te dridhjeve, perdoruesit do te jene ne gjendje qe ta ndjejne vendndodhjen e linjes nepermjet duarve te tyre, duke ofruar nje lloj te realitetit te shtuar.

Risia teknologjike eshte zhvilluar ne Universitetin e Palermos ne Itali, te cilet e testuan ate ne dhjetor me nje punetor ne Boston dhe thane qe punon pikerisht siç eshte shpresuar.

Sipas zhvilluesve, hapi i ardhshem eshte perdorimi i nxitesve me infrared. Pajisja perbehet nga nje kamera dhe nje kompjuter xhepi. Kamera lidhet me syzet dhe skanon çfare ka perpara.

Mjeti eshte programuar te njohe gishtin kur perduruesi tregon me gisht etiketen, tabelen, gazeten, dritat e trafikut duke lexuar ate qe ka perpara pa ndonje veshtiresi.

Top Channel