Karvani i makinave të presidentit amerikan ishte nisur drejt Nju Jorkut, ku Barack Obama do të merrte pjesë në një eveniment për ngritjen e fondeve për kandidatët demokratë, por ai vendosi të ndalojë pranë një dyqani “Gap”, për t’i blerë dhuratë vajzave dhe bashkëshortes, Michelle.

I shoqëruar nga shitësja, presidenti zgjodhi një bluze rozë për Sasha-n dhe një të kuqe për Malia-n.

Por, pjesa më e vështirë ishte se çfarë do t’i blinte Zonjës së Parë. Ai mbeti për pak sekonda dhe tha “nuk kam asnjë ide”, duke shtuar se nje palë çorape mund të ishte përgjigja e duhur.

Shitësja ndërhyri menjëherë dhe e drejtoi Obama-n, aty ku mund të gjente çorapet. “Çorapet tona janë shumë të bukura – tha ajo, – por unë mendoj se mund të bësh diçka më shumë”.

Në fund u ndesh me një prej arkëtareve, e cila tha se ai ngjante më mirë kur e shikoje nga afër. Dhe presidenti amerikan iu përgjigj: Meriton një puthje për këtë.

Top Channel