Cameron çon vajzën në kopsht

13/03/2014 00:00

Kryeministri britanik, David Cameron, ka vonuar mbledhjen e kabinetit qeveritar, pse duhet të çonte të bijën në kopsht.

Florence, vetëm 3 vjeç, është mësuar “të udhëtojë” me patinat e saj, por i ati është detyruar ta mbajë në shpatulla, sepse i duhej të kthehej në zyrë.

“Ndoshta një herë në javë, fatkeqësisht ndonjëherë në muaj, kam mundësinë të çojë fëmijët në shkollë, por është e mundur të jesh një burrë i denjë, një baba i mirë dhe një kryeministër i mirë në të njëjtën kohë”, ka thënë Cameron pak kohë më parë.

Top Channel