SHBA, “bisha” del në pension

13/03/2014 00:00

Gjithçka është gati. Departamenti i sigurisë kombëtare në Shtetet e Bashkuara ka caktuar parametrat e ankandit përmes të cilit do të jepet ekskluziviteti i prodhimit të limuzinës së re presidenciale të vitit 2017.

Makina në fjalë do të jetë në dispozicion të pasardhësit të presidentit Barack Obama, mandati i të cilit skadon në fund të vitit 2016.

Në ankand do të mund të marrin pjesë vetëm industritë kryesore automobiliste amerikane me seli në territorin e Shteteve të Bashkuara dhe kontrata do të duhet të firmoset brenda 29 gushtit të ardhshëm.

Mediat amerikane kanë mundur të sigurojnë detajet e para të veturës: blindimi duhet të ketë minimumi një gjerësi prej 5 polësh, 12.7 centimetra, xhama anti-plumb, serbator me rezistencë të lartë të përbërë nga fibra karboni, goma të tipit “run-flat” të përforcuara me amterial kevlari, brendësia tërësisht i izoluar për t’i rezistuar një sulmi kimik, ndërsa pesha totale mbi 5 mijë kilogramë.

Pavarësisht vëmendjes së madhe ndaj makinave hibride dhe elektrike të presidentit Obama dhe projektit për të zëvendësuar të paktën gjysmën e flotës së Shtëpisë së Bardhë me modele hibride, limuzina do të ushqehet me benzinë tradicionale.

Pa harruar këtu se konvertimi i flotës presidenciale, që duhej të niste në vitin 2012, ende sot nuk ka filluar. Kompania më e akredituar për prodhimin e limuzinës është sërish dega “Cadillac” e General Motors, që prodhon makina presidenciale prej më shumë se 30 vjetësh.

FOTO GALERI
1/3
Bisha del në pension

Top Channel