Ylli një mijë herë më i madh se Dielli

13/03/2014 00:00

Në yjësinë Centaur ndodhet një yll i vogël i verdhë i cili shihet me vështirësi me sy të lirë. Por pamja mashtron dhe në të vërtetë, drita e zbehtë që vjen nga 12 mijë vite dritë larg nesh është një yll gjigant, 1 mijë herë më i madh se sa Dielli ynë.

Zbulimi i takon një grupi ndërkombëtar astronomësh të udhëhequr nga Olivier Chesneau i Observatorit të Costa Azzurra në Nice të Francës, që ka studiuar për ditë me radhë këtë yll nëpërmjet teleskopit VLT (Very Large Telescope) i vendosur në Andet kiliane.

Ylli, i quajtur HR 5171 A është i rrallë dhe ndër të paktat trupa qiellore hiper-gjigante gazi pjesë e galaksisë sonë. Astronomët thonë se bëhet fjalë për një yll rekord, i përfshirë menjëherë në listën e dhjetë yjeve më të mëdhenj të zbuluar deri më tani nga njeriu.

Por surprizat e HR 5171 A nuk përfundojnë me kaq. Sic thuhet në artikullin e publikuar në “Astronomy & Astrphysics”, ky yll ndodhet në një fazë mjaft delikate të ekzistencës së tij. Shpërthime të fuqishme, clirim llave në hapësirë janë pjesë e paqëndrueshmërisë që ndikojnë edhe në dritën e lëshuar prej tij.

Grupi i astronomëve thonë se mbajtja nën vëzhgim dhe studimi i këtij ylli është me interes të madh sepse mund të zbardhë më mirë disa faza të evolucionit yjor, sidomos kur bëhet fjalë për yje me madhësi të tilla.

Top Channel