Takim kokë më kokë me gepardin

14/03/2014 00:00

Një fotografe e botës së egër po qëndronte e qetë në makinën e saj kur papritur, nga pjesa e sipërme e hapur, u shfaq koka e një gepardi.

Fotot e mëposhtme janë realizuar Bobby-Jo Clow, e cila ndodhej në një safari të Tanzanisë kur grabitqari iu afrua makinës.

“Ishte e mrekullueshme, u emocionova shumë. Po qaja nga emocioni. Nuk kisha aspak frikë. Gepardi u ngjit sipër dhe futi kokën brenda makinës si për të kontrolluar personat që ishin brenda”, thotë 31-vjeçarja.

“Po më dridheshin duart dhe jam e habitur për faktin që fotot më kanë dalë kaq mirë. Jam shumë e lumtur”, shtoi Clow, e cila punon në një kopsht zoologjik në Tanzani.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel