Një njeri i pastrehë nga Virginia, u emocionua kur një i panjohur i dha atij një biletë “fituese” të lotarisë me vlerë 1 mijë dollarë. Akti human për t’i gëzuar zemrën të pastrehut u organizua nga humoristi i kanalit të “YouTube” “Magic of Rahat”, i cili është i njohur për shakatë që bën me njerëz të ndryshëm.

Rahat tha se dëgjoi se një njeri i pastrehë në lagjen e tij ishte një djalë i mirë dhe i respektuar dhe kështu që ai vendosi të bëjë diçka të mirë për të. Ai mori një biletë të rreme dhe ia fali të riut, por pasi ra dakort me shitësin e një dyqani që të pastrehut t’ia jepte 1 mijë dollarë, sikur bileta të ishte vërtetë fituese. Ata shkuan bashkë për të marrë shumën e fituar. i pastrehu u trondit kur mori një mijë dollarë dhe deshi t’i ndajë me dhuruesin e biletës duke i thënë se vetëm gjysma i mjaftojnë. Atij iu mbushën sytë me lotë dhe e përqafoi djalin që e ndihmoi.
………………………………………………….
Erion Çuni, një student i diplomuar për informatikë ka krijuar një aplikacion që mund të ndihmojë të verbërit. “Më fol mua” u prezantua në studion e Pasdite në “Top-Channel” ku një person që nuk shikon dot e provoi ta përdorte këtë program. Megjithëse e ndërtuar si pjesë e një detyre gjatë studimeve në La Sapienza, Erioni thotë se ky aplikacion mund të ndihmojë shumëkënd.
………………………………………………….
Me lot në sy William Berkshire humbi shtëpinë e tij dhe gjithcka që kishte brenda pasi traileri i tij u dogj. Menaxheri i një dyqani i ndjerë keq për për djalin që ngeli i pastrehë i dhuroi atij një rulo që e përdorte shumë rrallë. Por, Rob Hentschel nuk u ndal këtu. Ai ndërmori një fushatë për të mbledhur rroba dhe pajisje për shtëpinë e re të William.

Top Channel